Hapi dyert Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj

Hapi dyert Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, unike në llojin e vet, mundësi e jashtëzakonshme për potencialin e të rinjve në teknologjinë informative që të marrin dijet, shpalosin idetë e rrënjosin kulturën e aftësitë në lëminë e inovacionit dhe ndërmarrësisë, duke i shumëfishuar vlerat në tregun e gjerë të mundësive. Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ishte i pranishëm dhe njëherit falënderoi partnerët si Zyra e Këshillit të Evropës, USAID, GIZ, Suiss Contact e Caritas-i Zviceran që mbështetën këtë vizion i cili do të implementohet nga Flutura Academy, për t’i dhënë këtë mundësi të rinjve ferizajas e më gjerë.

May be an image of 8 people, people studying and text

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …