Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë. Në njoftim thuhet se ai u intervistua nën dyshimet se me disa persona të panjohur, kanë kryer vepra penale që lidhen me “prodhim, mbajtje dhe trafikim pa leje të armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse” si dhe me “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi më herët se ka kontrolluar banesën dhe ambientet e tjera të Radoiçiqit dhe se atij i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Milan Radoiçiq akuzohet se nga janari i vitit 2023 deri më 24 shtator ka blerë armë, municion dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilat më së shpeshti i janë dorëzuar në territorin e qytetit të Beogradit, në relacionin: Bubanj Potok – Vërçin, dhe të cilat më pas i ka transportuar dhe ruajtur në lokacione të pacaktuara në territorin e Kosovës, ku i ka fshehur në objekte dhe pyje të braktisura, kështu që si udhëheqës i një grupi me disa persona të panjohur, me veprim të përbashkët dhe një veprim përgjithësisht të rrezikshëm më 24 shtator ka shkaktuar rrezik për jetën e njerëzve në qytetin e Banjskës në territorin e Kosovës, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Lartë Publike të Beogradit.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja dhe Policia e Kosovës përfunduan ushtrimin, “Shpata e Argjendtë 2”

KFOR-i, ULEX-i dhe Policia e Kosovës sot në do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, në Kampin “Vrella”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX …