Daut Haradinaj

Haradinaj: Dalja publike e UÇK-së në Llaushë, ishte rezultat i një lufte pothuajse vetëmohuese të Drenicës

Të shtunën bëhen 23 vjet nga dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 28 Nëntori përveç se është festa e Ditës së Flamurit, Kosova kujton edhe daljen e parë të UÇK-së, në fshatin LLaushë të të Skenderajit. Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në këtë 28 Nëntor ka uruar shqiptarët dhe ka bërë thirrje që të jenë unik. Ai përmes një video-mesazhi në rrjetin social, ka folur për daljen e parë të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës me 28 nëntor të vitit 1997. Ai tha se dalja publike e UÇK-së me 28 nëntor në Llaushë, është si një rezultat i një lufte pothuajse vetëmohuese të djemve të Drenicës, në Vajnik, në Llaushë, pastaj me 26-27 edhe vrasja e mësuesit Halit Geci. Haradinaj tha se pas 23 viteve miku i tij Rexhep Selimi po përbalet me drejtësinë ndërkombëtare padrejtësisht. Më tej, ai tha se Kosova me plot mund e sakrificë u shpall shtet në 2008.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …