Brickos

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj shprehet optimist për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Haradinaj: Deputetët e Kuvendit vulosën të drejtën e shtetit tonë sovran për tranzicionin e FSK-së në mandat ushtarak

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas votimit në lexim të parë të pakos së ligjeve për FSK-në, ka thënë se deputetët e Kuvendit vulosën të drejtën e shtetit tonë sovran për tranzicionin e FSK-së në mandat ushtarak. “Më të drejtë një prej ditëve më përcaktuese për vendin në konsolidim të shtetit dhe në rrugën drejt NATO-s. Me votimin në lexim të parë të pakos së ligjeve për FSK-në, deputetët e Kuvendit vulosën të drejtën e shtetit tonë sovran për tranzicionin e FSK-së në mandat ushtarak dhe mbrojtës, ofruese e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, forcë multietnike e profesionale, sipas standardeve të NATO-s. Falënderoj secilin deputet veç e veç dhe të gjitha partitë politike nga pushteti dhe opozita, që për temat nacionale po dëshmojnë koncensus dhe unitet politik. Nga tranzicioni i FSK-së përfitojnë qytetarët e komunitetet në Kosovë, por edhe rajoni ynë dhe partnerët strategjikë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …