Fetnete Ramosaj

Fetnete Ramosaj thotë se kërcënimet ndaj pjestarëve serb që janë pjesë e FSK-së nuk janë të reja

Studjuesja e njohur, Fetnete Ramosa me anë të një shkrimi ka theksusar se kërcënimet ndaj pjestarëve serb që janë pjesë e FSK-së nuk janë të reja. Ajo thotë rishfaqja e të ashtuquajturës “Severna Armija” në veri të vendit ka sjellë frikë dhe pasiguri. Ramosaj thotë se kjo organizatë  drejtohet nga Millan Ivanoviq.

“Kërcënimet që po u bëhen pjesëtarëve të komunitetit serb, duke i detyruar të largohen nga FSK-ja apo për të mos marrë pjesë në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në institucionet e tjera të Republikës së Kosovës nuk janë as të reja as të rastit. Rishfaqja e të ashtuquajturës “Severna Armija” në veriun e Kosovës nëpërmjet kërcënimeve dhe akteve terroriste kundër bashkëkombësve të tyre serbë, ka sjellë frikë dhe pasiguri, duke i detyruar të tërhiqen nga pjesëmarrja në institucionet e Kosovës. Të njëjtat veprime kriminale i kanë bërë edhe gjatë periudhës së barrikadave në veri të Kosovës para disa viteve. “Serverna Armija” nuk janë asgjë tjetër pos pjesëtarë të grupit ekstremist “Delije” (“Trimat”), tifozë të ekipit të futbollit të “Cervena Cvezdës”, të drejtuar nga Millan Ivanoviqi, të cilët përdoren sa herë u duhen për destabilizim dhe kërcënime, sipas diktatit të qeverisë së Serbisë, qoftë kundër shqiptarëve, qoftë kundër serbëve të Kosovës. Këto organizata i kam trajtuar pesë vjet më parë në librin “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë”, ka shkruar Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …