leoni

Ramush Haradinaj

Haradinaj: Hoti të paraqesë qëndrimin zyrtar që njohja reciproke të jetë pjesë e marrëveshjes me Serbinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kryeministri Avdullah Hoti duhet t’ia paraqesë Uashingtonit dhe Brukselit zyrtar qëndrimin e palës kosovare që në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë të përfshihet edhe njohja reciproke. Ai thotë se është momenti i duhur që kryeministri Hoti në takimin e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë të kërkojë marrëveshjen për njohje. “Kërkesa ime është që kryeministri Hoti t’i adresojë Uashingtonit dhe Brukselit kërkesën për njohje nga Serbia, ku në këtë marrëveshje do të përfshiheshin marrëveshjet e deritanishme të Brukselit, por edhe temat që do të zgjidheshin pas njohjes”, është shprehur Haradinaj. Ai ka thënë se nuk beson se në Shtëpinë e Bardhë do të bisedohen vetëm për temat ekonomike, pasi sipas tij, aty do të diskutohet edhe rreth marrëveshjes për njohje reciproke Kosovë-Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …