leoni

Haradinaj - Hotit: Duhet ta trajtosh seriozisht partnerin e koalicionit, edhe ne duam të jemi aty ku diskutohet për Kosovën

Haradinaj – Hotit: Trajtoje seriozisht partnerin e koalicionit, edhe ne duam të jemi aty ku flitet për Kosovën

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se nuk kemi pse i frikësohemi dialogut me Serbinë. Haradinaj ka thënë se kërkesa e tyre si grup paralemtar është e qartë dialogu nuk guxon të rrëshqas në dialog teknik, pasi që sipas tij dialogu teknik e favorizon Serbinë. Ai tutje ka thënë se nuk kanë asnjë keqkuptim në bashkëqeverisje, por që vetëm po kërkojnë përfshirjen e SHBA-së në këtë proces. Haradinaj më tej ka theksuar Bashkimi Evropian e ka mashtruar me dhjetëra herë Kosovën për liberalizim të vizave. Krejt në fund, Haradinaj pati edhe një kërkesë për kryeministrin Hoti. “z.Hoti duhet ta trajtosh seriozisht partnerin e koalicionit, sidomos përfaqësuesin e AAK në dialog Selim Selimi dhe të jetë prezent në tavolinat ku diskutohet për çështjet e Kosovës”, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …