Brickos

Haradinaj ka bërë homazhe sot në Gllogjan në nderim të 23 vjetorit të rënies gjeneral Luan Haradinaj

Haradinaj ka bërë homazhe sot në Gllogjan në nderim të 23 vjetorit të rënies së gjeneral, Luan Haradinajt

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Gllogjan në shënim të 23 – vjetorit të rënies së heroit të kombit gjeneral Luan Haradinaj. Ai me dhjetëra qytetarë kanë vendosur nga një lule në secilin varr të dëshmorëve në këtë kompleks. Haradinaj ka thënë se në këto rrethana të pandemisë jemi të obliguar ta ruajmë njëri-tjetrin por duhet të nderohen edhe dëshmorët e kombit. A i ka falënderuar shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndryshe, kryetari i Deçanit ka thënë se 6 maji është dita kur ushtari i parë i UCK nga Deçani ka rënë në fushën e nderit. Luan Haradinaj, i cili kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro -shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …