leoni

Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë pune në Korporatën Energjetike të Kosovës për të parë nga afër funksionimin e saj

Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë pune në Korporatën Energjetike të Kosovës për të parë nga afër funksionimin e saj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një vizitë pune në Korporatën Energjetike të Kosovës. Kjo vizitë e Haradinajt në KEK vjen në kohën kur Kosova ka pasur probleme të theksuara në sektorin e energjisë.  “Qëllimi i ardhjes është me pa si është puna me blloqet sa janë në funksion, si është dinamika e futjes në prodhim të blloqeve tjera. U njoftova se edhe në A pritet të lëshohet një bllok, por edhe në B pritet të lëshohet një tjetër në prodhim”, ka thënë ai para medieve pas vizitës. Ai tha se importi i energjisë gjatë dimrit është shumë i shtrenjtë andaj ka kërkuar nga drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi, që të lëshohet në prodhim çdo bllok dhe të luftohet për çdo megavat. “Pritet që prej datës 15 dhjetor Kosova do të prodhojë 800 megavat energji. Të bëhet kujdes ti mbijetojmë prodhimit të prodhojmë sa me shumë megabajt”, deklaroi kryeministri. Ndërsa për KEDS-in, Haradinaj ka thënë se është kompani e Kosovës, investitori i huaj që ka ardhur të bëjë biznes por ka obligimet ndaj nesh, andaj tha se barra kryesore është mbi KEK-un. Kryeministri ja bëri me dije Thaçit se gjatë këtij dimrit nuk duhet të dështojë furnizimi i energjisë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …