Haradinaj

Haradinaj: Liderët e shtetit të Kosovës po veprojnë edhe më keq se politikani komunist për  mos përfshirjen e veteranëve të UÇK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për  mos përfshirjen e veteranëve të UÇK-së në Ligjin për Pagën Minimale, ku ka thënë se liderët e shtetit të Kosovës po veprojnë edhe më keq se politikani komunist. Ai tha se “Kam kujtuar që jam duke jetuar te shqiptarët. Nuk më ka shku kurrë mendja që në Kosovë dhe te shqiptarët vjen dikush si Rrahman Morina që kur e rrit pagën minimale, e heq UÇK-në. Unë Rrahman Morinën nuk e kam mbërri, nuk kam qenë këtu, po këta Albin Kurti dhe Glauk Konjufca po më duken fytyrë më e keqe kur po i shoh në atë qëndrim”, tha Haradinaj. Ndërkaq shtoi se me çështjen e veteranëve të rrejshëm duhet të merren organet e drejtësisë. Nuk ka me i shku mirë, besoni, e vret Zoti, le t’ia ndal atij që ka, le të m’i ndalë mu që i kam të hyrat e mëdha, por mos i prek ata njerëz, atë kategori, se nuk bën ashtu”, është shprehur Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …