Haradinaj nderohet me medaljen e partneritetit të shtetit Iowas

Haradinaj nderohet me medaljen e partneritetit të shtetit Iowas

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot është takuar me një delegacion të shtetit të Iowas së SHBA-ve, nga të cilët u nderua me medaljen e partneritetit të shtetit Iowas me Kosovën. “Me miqte e Kosoves nga shteti Iowa i SHBA-se, nje shtet partner i rendesishem per vendin tone. U nderova me medaljen e partneritetit te shtetit Iowa me Kosoven nga sekretari i shtetit per bujqesine, Bill Northey. Nje nate e vecante me miq nga Garda Kombetare e Iowas, nga Universitetet e Iowas, shtetit qe ka ndihmuar Kosoven ne shume vite permes profesionalizimit dhe mbeshtetjes per FSK-ne nga Garda Kombetare e Iowas.  E ritheksova perkushtimin per miqesine e perjetshme me SHBA-ne dhe nevojen e thellimit te bashkepunimit tone ne fushen e ekonomise e vecanerisht ne bujqesi. Iowa eshte shembulli me i mire i zhvillimit dhe ne duam ta ndjekim kete shembull te suksesit”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …