Ramush Haradinaj

Haradinaj: Ne duhet të respektojmë Kushtetutën edhe normat kushtetuese ligjore

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje për respektimin e Gjykatës Kushtetuese nga të gjitha partitë politike. Ne duhet të respektojmë Kushtetutën edhe normat kushtetuese ligjore. Përmes këtyre normave bazuar në kushtetutën e vendit kemi qeverinë Kurti. Ajo tash se ka besimin e parlamentit, mund të kemi qeverinë Hoti së shpejti, por një ditë do të kemi edhe zgjedhje. Por nëse nuk respektojmë kushtetutën atëherë vështirësojmë rrugën edhe të Kosovës edhe të partive politike, ka theksuar Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …