Haradinaj: Një marrëveshje me njohje reciproke, mbi kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme

Haradinaj: Një marrëveshje me njohje reciproke, mbi kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme

Kryeministri Haradinaj, ka mbajtur një fjalim në Samitin e Poznanit, me ç’rast ka thënë se dallimet e mëdha midis Kosovës dhe Serbisë mund dhe duhet të zgjidhen. Ai edhe njëherë e ka konfirmuar qëndrimin e tij duke thënë se Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje me njohje reciproke me Serbinë, mbi kufijtë ekzistues mes dy vendeve. “Kosova është angazhuar në Samitin e Berlinit dhe mbështeti arritjet e tij në vazhdimësi”. “Gjithashtu edhe arritjet e Samitit të Poznanit, ne si Kosovë marrim përgjegjësi të plotë që t’i zbatojmë. Më duhet ta pranoj se kemi dallime të mëdha ndërmjet Kosovës dhe Serbisë; dallime që mund dhe duhet të zgjidhen”. “Unë dëshiroj të shoh rritje të tregtisë ndërmjet dy vendeve tona, por kjo nuk është një temë e thjeshtë. Ekziston një kontekst më i gjerë politik në të cilin duhet të merren vendime të guximshme. Një marrëveshje me njohje reciproke, mbi kufijtë ekzistues midis dy kombeve tona është e domosdoshme. Ne si Kosovë jemi të përkushtuar në këtë proces”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Lushaku-Sadriu: Kosova ndodhet në një periudhë historike, vendi duhet t’i ketë institucionet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se Kosova ndodhet në një …