Kryeministri Haradinaj: Besimi në të mirën dhe sakrifica për të tjerët janë virtyte të popullit tonë

Haradinaj: Bota e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur e sovran prandaj nuk ka nevojë askush ta trajtojë si protektorat

Duke aluduar në një reagim të kryetarit të Kuvendit dhe Partisë demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka shkruar në adresën e tij elektronike se nuk është mirë të abuzohet me miq ndërkombëtar. Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka shkruar më tutje se është e pakuptueshme se si disa politikan e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit. Bota perëndimore tashmë e ka pranuar Kosovës si shtet të pavarur e sovran prandaj nuk ka nevojë që askush të sillet si protektorat. Me mbështetjen e fuqishme edhe të miqve ndërkombëtarë, Kosova sot vendosë vet, edhe për kufijtë, edhe për taksën, edhe për Trepçën, edhe për ushtrinë edhe për dialogun e krejt temat tjera të interesit shtetëror! Abuzimi me miq është nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare, ka shkruar në mes tjerash kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …