Ramush Haradinaj

Haradinaj: Nuk do të lidhim aleancë me partitë në pushtet por as me Vetëvendosjen

Në një intervistë për Kosovapress, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar se Gjendja në Kosovë është shumë e vështirë dhe e vetmja zgjidhje për të dalë në situatë janë zgjedhjet e parakohshme. Po ashtu ka bërë të ditur se AAK-ja nuk lidh koalicion me partitë në pushtet,  por as me Vetëvendosjen. Ai ka folur edhe për çështjen e Demarkacionit, Gjykatën Speciale, çështjen e veteranëve të luftës, murin në Mitrovicë, por edhe për ftesën që i është bërë për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të Amerikës Donald Trump. Haradinaj ka thënë se është i ftuar të shkojë në Amerikë në mënyrë personale dhe se e ka ndërmend të shkojë, posa të kryhen procedurat e vizës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale sot mbahet sot konferenca e radhës ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shalaerenca për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala

Pjetër Shala mbetet me 13 vjet burg, gjykata speciale ka lënë në fuqi vendimin

Gjykata Supreme në Hagë ka vendosur ta lërë në fuqi dënimin prej 13 vitesh burg …