Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nëse fiton zgjedhjet e 9 shkurtit, do të sigurojë anëtarësimin e Kosovës në NATO brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së tij. Haradinaj e përshkroi anëtarësimin në NATO si “fitoren e të gjitha fitoreve” për Kosovën, duke theksuar se kjo do të përmirësonte zhvillimin ekonomik, do të eliminonte vatrat e rrezikut dhe do të forconte shtetin ligjor. Pranimi i Kosovës në NATO do të rrisë cilësinë e institucioneve shtetërore dhe do të krijojë një mjedis më të sigurt për qytetarët, gjë që do të ndihmonte në ndalimin e largimit të njerëzve nga vendi. Ai nënvizoi rëndësinë e pagave të drejta për ushtarët, policët, mjekët dhe mësuesit, si pjesë të pandashme të forcimit të institucioneve dhe të cilësisë së shërbimeve. Kosova duhet të përmbushë obligimet politike, ushtarake dhe ekonomike për t’u bërë një partner i besueshëm për NATO-n.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …