Kryeministri Haradinaj

Haradinaj: Pritjet tona janë që edhe BE-ja të tregojë përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë si SHBA-të

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se pret që edhe Bashkimi Evropian të tregojë përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë, duke lehtësuar procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. “Kosova hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Washington. Me njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë dëshmuan lidership botëror dhe konfirmuan interesin strategjik për paqe, prosperitet ekonomik e stabilitet në Kosovë dhe rajon. Lutjet tona po ashtu shkojnë drejt Papa Françeskut, me shpresën që shpejt edhe Selia e Shenjtë do ta njeh Kosovën tonë si shtet të pavarur e sovran. Vetëm të bashkuar, me besim e mirëkuptim, mund t’ia dalim”, ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Në gjyktën speciale të Hagës po vazhdon edhe sot procesi gjyqësor në rastin “Thaçi dhe të tjerët”

Në gjyktën speciale të Hagës po vazhdon edhe sot procesi gjyqësor në rastin “Thaçi dhe …