Grenell

Grenell: Marrëveshja Kosovë-Serbi është rezulatat i diplomacisë ndryshe të presidentit Donald Trump

Emisari i Posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell ka shkruar se marrëveshja Kosovë-Serbi e nënshkruar në Uashington është rezulatat i diplomacisë ndryshe të presidentit, Donald Trump. “Që nga viti 2017, pozicioni i SHBA’së mbi konfliktin Serbi-Kosovë ka qenë që hapat drejt normalizimit ekonomik do ta zbehin fuqinë dhe rëndësinë e çështjeve politike të mosmarrëveshjeve. Palët kanë rënë dakord të ndërtojnë një autostradë dhe lidhje hekurudhore midis kryeqyteteve të tyre përkatëse, Beogradit dhe Prishtinës. Së shpejti do të jetë më lehtë se kurrë që serbët dhe kosovarët të jetojnë, punojnë, tregtojnë dhe studiojnë në lagjet, kompanitë dhe universitetet e njëri-tjetrit. Marrëveshja e së premtes pasqyron vizionin e presidentit Trump, të cilin e kishte prej kohësh për Kosovën dhe Serbinë, për t’u përqëndruar në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin industrial si parakushte për zgjidhjen e përhershme të mosmarrëveshjeve politike”, ka shkruar në mes tjerash emisari i Posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell.

Kontrolloni gjithashtu

Udhëheqësit e BE-së i konfirmojnë sot konkluzionet e arritura nga ministrat e Jashtëm lidhur me procesin e zgjerimit

Komisioni Evropian po shqyrton reformat e Kosovës, mbetet i paqartë disbursimi i fondeve nga Plani i Rritjes

Komisioni Evropian ka konfirmuar se është duke vlerësuar raportin e Kosovës për zbatimin e reformave …