Haradinaj thotë së Prokuroria dhe Gjykatat duhet të bëjnë një plan zgjidhjen e rasteve të grumbulluara

Haradinaj thotë së Prokuroria dhe Gjykatat duhet të bëjnë një plan për zgjidhjen e rasteve të grumbulluara

“Përfaqësuesit e Gjykatave dhe Prokurorisë në vend, duhet ta kenë një plan konkret menaxherial se si t’i qasen zgjidhjes së lëndëve të grumbulluara dhe të shënjestruara dhe i inkurajojmë institucionet tona që të angazhohen intensivisht në kryerjen e detyrave, veçmas për lëndët e grumbulluara dhe në një afat prej 3 muajsh të kemi rezultate konkrete të përmirësimit të trendit, sa i përket zgjidhjes së rasteve të grumbulluara”, ky ishte mesazhi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin e nëntë me radhë të Nivelit të lartë të Sundimit të rendit dhe ligjit. Në takimin e sotëm, janë prezantuar të arriturat e muajve të fundit nga institucionet përkatëse, dhe në veçanti u diskutua për rastet e shënjestruara, që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, Shefja e Misionit të BE-së Nataliya Apostolova, vlerësuan angazhimin e institucioneve në zgjidhjen e rasteve, duke inkurajuar ato që kjo të vazhdojë dhe të shënojë progres, në mënyrë që të ketë rezultate konkrete. Në përmbyllje të takimit, Kryeministri Haradinaj bëri thirrje nga përfaqësuesit e institucioneve të rendit e ligjit që të instalojnë një dinamikë të re pune dhe plan menaxhimi konkret, që trendi i zgjidhjes së rasteve të ndryshojë dhe u zotua që do të vazhdojë mbështetjen për këtë sektor.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …