Haradinaj: Turqia do të ofroj përkrahjen e saj të plotë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Haradinaj: Turqia do të ofroj përkrahjen e saj të plotë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Gjatë qëndrimit në vendin tonë, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu është pritur në takim edhe nga kryeministri, Ramush Haradinaj. Në takimin në mes tyre u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm në mes të dyja vendeve dhe rritjen e këtij bashkëpunimi në të ardhmen. “Bashkëbisedim i frytshëm mbi dinamikën e ardhshme të bashkëpunimit të dy shteteve tona me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, me të cilin shprehëm vullnetin e përbashkët për intesifikimin e partneritetit politik, ekonomik dhe të sigurisë ndërmjet dy vendeve tona, në dobi të të dy palëve. Nga ministri turk Çavusoglu u sigurova për mbështetjen e plotë të shtetit turk për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe lobimin për shtimin e njohjeve të reja” ka shkruar kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …