Çavusoglu: Turqia përcjell me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe do të ofroj përkrahje edhe në të ardhmen

Çavusoglu: Turqia përcjell me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe do të ofroj përkrahje edhe në të ardhmen

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu. Në takimin në mes tyre u bisedua për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, për raportet e midis dy vendeve respektive dhe mundësitë e forcimit të mëtejmë të tyre. Me këtë rast, kryekuvendari Veseli njoftoi shefin e diplomacisë turke me proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë, sfidat e tij të brendshme dhe zhvillimet në rrafshin ndërkombëtar. Në vijim të bisedës, ai vlerësoi lart ndihmën e deritashme të Turqisë për vendin tonë dhe theksoi se rëndësinë që ka për Kosovën që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen, si në zhvillimin e brendshëm ekonomik, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe zgjerimit të njohjes ndërkombëtare të tij. Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu, tha se shteti i tij vazhdon të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Kosovë, ndërsa konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e pa rezervë të Ankarasë zyrtare për Kosovën në të gjitha fushat.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …