Popoviq: Beogradi duhet ta ndërpresë bisedimet nëse Kosova nuk tërhiqet nga procesi i formimit të ushtrisë

Popoviq: Beogradi duhet ta ndërpresë bisedimet nëse Kosova nuk tërhiqet nga procesi i formimit të ushtrisë

Kryetari i Partisë Kombëtare Serbe Nenad Popoviq ka thënë se Beogradi duhet ta ndërpresë çdo lloj të bisedimeve me Prishtinën nëse Kosova nuk tërhiqet nga procesi i formimit të ushtrisë. Popoviq ka thënë se Serbia duhet të kërkojë nga “sponsorët e perëndimit të shtetit të rremë të Kosovës, që me urgjencë ta shfuqizojnë vendimin e krijimit të ushtrisë, përndryshe Serbia do t’i ndërpresë bisedimet e mëtutjeshme me Kosovën”, u shpreh ai për mediat serbe. Sipas tij krijimi i ushtrisë nga Kosova nuk paraqet as përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …