PDK-ja me elektorat fshatarë e punëtorë synon t'i bashkohet Aleancës së Djathtë Konservatore në Evropë

PDK-ja me elektorat fshatarë e punëtorë synon t’i bashkohet Aleancës së Djathtë Konservatore në Evropë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në Samitin e Lirisë në Kishinau të Moldavisë, të organizuar nga Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë. Ky grupim, që bashkon partitë konservatore të qendrës së djathtë, përbën lëvizjen politike me rritjen më të madhe në Evropë. Kreu i PDK-së ka folur në këtë samit për arritjet e Kosovës që nga liria e vendit, shpallja e pavarësisë, shtet ndërtimi dhe për rrugën e integrimeve euro atlantike. Veseli ka folur para anëtarëve të ACRE edhe për vlerat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe për reformat e vazhdueshme që i bën për të qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë bashkon partitë e angazhuara për liri individuale, sovranitet kombëtar, demokraci parlamentare, sundim të ligjit, pronë private, taksa të ulëta, tregti të lirë, konkurrencë të lirë dhe decentralizim të pushtetit. “Partia Demokratike e Kosovës, edhe pse me prejardhje fshatare e punëtor, sipas kryetari Veseli  promovon parime e vlera të njëjta, do të bëhet së shpejti pjesë e këtij grupimi sepse ky është orientimi i natyrshëm politik”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …