Haradinaj: Vepra e dalzotësve të atdheut si Agron Rrahmani, i cili u vu në ballë të organizimit të luftës çlirimtare

Haradinaj: Vepra e dalzotësve të atdheut si Agroni që u vu në ballë të organizimit të luftës është krenari kombëtare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek varri i komandantit të guerileve të para, Agron Rrahmani në 22 vjetorin e rënies heroike të tij. Gjithashtu ai ka bërë nderime edhe tek bashkëluftëtarët e UÇK-së që kanë renë në luftimet në Lagjen e Trimave në Kumanovë pesë vite më parë. “Në 22-vjetorin e rënies, për të nderuar veprimtarinë e Heroit të Kombit, komandantit të guerileve të para, Agron Rrahmani, së bashku me familjen, kam bërë homazhe pranë varrit të tij. Vepra e dalzotësve të Atdheut si Agroni, i cili u vu në ballë të organizimit të luftës çlirimtare, është pragu më i lartë i krenarisë sonë kombëtare. Po sot, në nderim të kontributit të tyre për lirinë e Kosovës, bëra homazhe të varret e bashkëluftëtarëve, Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella dhe Arben Rexhaj”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor: Një përpjekje serioze për të gjetur zgjidhje lidhur me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, është në procesin e përgatitjes së një draft-dokumenti për dialogun …