Brickos

Haradinaj: Vetë kam humbë njerëz të familjes, në kohë lufte dhe pas saj por shteti ngritet duke e respektuar dhe duke e forcuar e jo duke e dëmtuar atë

Kryeministri Haradinaj, mori pjesë në pastrimin e xhamave të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me punëtorë tjerë ka dal për t’i pastruar xhamat e Qeverisë së Kosovës, të cilët janë gjuajtur me ngjyrë dje gjatë protestës së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ka postuar fotografitë në facebook, ku ka shkruar se respekt për protestuesit, por shteti i Kosovës ngritet duke e respektuar dhe duke e forcuar atë.

“Vetë kam humbë njerëz të familjes, në kohë lufte dhe pas saj. Humbjen e familjarëve e ndjejë thellë dhe kam respekt për familjet që kanë përjetuar dhimbjen. Respekt për protesuesit, por shteti i Kosovës ngritet duke e respektuar dhe duke e forcuar atë. Mos e dëmtoni tuajën, sepse institucionet janë të popullit. Familjes Dehari do t’i qëndrojmë pranë dhe drejtësia për Astritin do të vihet në vend”, ka shkruar ai në rrjetin social. Dje gjatë protestës “Drejtësi për Astriti”, protestuesit kanë gjuajtur me gurë dhe ngjyrë të kuqe xhamat e Qeverisë së Kosovës. Vetëvendosje më vonë është distancuar nga ky veprim

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …