Brickos

Thaçi

Hashim Thaçi: Do t’ i përgjigjem Gjykatës Speciale ashtu sikur të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë të UCK-së

Para nisjes për në Hagë kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi  ka deklaruar për mediet se është e vërtetë, që para disa ditësh kur ndodhi njoftimi publik nga dhomat e specializuara për mundësinë e ngritjes të aktakuzës ndaj meje dhe ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri  Veseli ka qenë një udhëtim dhe zotim i yni që të shkojmë në Shtëpinë e Bardhë që të punojmë ngushtë me Shtetet e Bashkuara  në mënyrë që të arrimë marrëveshjen e paqes, të mirëkuptimit dhe pajtimit që i hap një perspektivë të sigurt Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor. Prandaj e theksoj atë rrugëtim e prenë apo e ndërprenë, por besimin në vlerat e Amerikës dhe botën perëndimore nuk mund ta lëkundë askush. Sikur të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë të UCK-s që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes të Dhomave të Specializuara dhe unë jam një nga ata që do t’i përgjigjem. Do të sillem në përgjegjësi të plotë me rrethanat e krijuara me obligimet tona qytetare, obligimet tona kushtetuese dhe ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …