Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, sot është nisur për në SHBA, ku do të ketë takime zyrtare në Iowa dhe New York

Hashim Thaçi, planet për shkëmbim të territorit me Serbinë, i bën me qëllim të pranimit të Kosovës në BE dhe në NATO

Gazeta austriake,  “Tiroler Tageszeitung” shkruan se Hashim Thaçi i sheh planet për një shkëmbim të territorit me Serbinë, si mënyrën më e mirë për ta çuar përpara pranimin e Kosovës në BE dhe NATO. Sipas tij, marrëveshja do të krijojë më shumë stabilitet dhe paqe në rajon. Ai ka thënë se kjo do t’ia mundësojë Kosovës dhe Serbisë hyrjen në BE dhe NATO. “Nuk do të ketë kufij monoetnik, të dyja vendet do të jenë multietnike”, tha ish-bashkëthemeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila luftoi në vitet e 90-a për ndarjen e Kosovës nga Serbia. Tensionet në veri të Kosovës janë një nga arsyet për lidhjen e një marrëveshjeje me Serbinë së shpejti. “Një marrëveshje e tillë do të thotë se kurrë më nuk do të ketë luftë mes dy vendeve. Njerëzit do të kenë një jetë më të mirë, sepse marrëveshja do ta përmirësojë situatën ekonomike, do të krijojë më shumë vende pune dhe do të hapë kufijtë”, tha Thaçi. Sipas gazetës, gjasat për një marrëveshje të suksesshme janë më të mira se kurrë më parë sepse BE-ja dhe SHBA-ja po e mbështesin këtë plan. “Një risi është se Rusia gjithashtu do të jetë e gatshme të pranojë një marrëveshje që miratohet nga të dyja palët”, tha presidenti. “Në të kaluarën, nuk kishte një gatishmëri kaq të madhe. Nëse nuk e shfrytëzojmë këtë mundësi, njerëzit tanë do të na dënojnë për dekada të tëra”, ka saktësuar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …