Brickos

Hashim Thaçit i jep një goditje për Asociacionin, Këshilli i Ministrave të BE’së

Hashim Thaçit i jep një goditje për Asociacionin, Këshilli i Ministrave të BE’së

 

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në fund të muajit maj të këtij viti kishte deklaruar se nuk do të lejojë themelimin e asnjë lloj të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas tij, për themelimin e AKS-së ishte premtuar se do të ndodhte njohja e Kosovës nga Serbia, e meqenëse një gjë e tillë nuk ka ndodhur, atëherë ai potenconte se Asociacioni është ‘punë e vdekur’. Mirëpo në një dokument të Këshillit të Ministrave të BE-së, i është dhënë një goditje presidentit Thaçi, pasi ky institucion shpreh keqardhje që marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ende nuk është implementuar dhe nuk është bërë kurrfarë përparimi. Këshilli i Ministrave përsërit se të gjitha marrëveshjet e arritura nën ombrellën e BE-së, duhet të implementohen. Në këto konstatime dalin shqetësime edhe për mos hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve, edhe përkundër faktit se rinovimi i saj ka përfunduar. Se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet implementuar, e kanë thënë edhe nga zyra e BE-së në Kosovë Kërkesë për miratimin e ASK’së ka pasur edhe nga Ambasada e SHBA-së në Beograd.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …