Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, është shprehur të jetë neveritur nga qëndrimet kontroverse të kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, veçanërisht pas tërheqjes së tij lidhur me shfyqizimin e Gjykatës Speciale. Ai në një postim të tij ka shkruar se: “mashtruesit ishin ata që formuan Gjykatën Speciale, sikurse edhe me mashtrim u përpoqën tani ta nxjerrin veten prej saj, dhe kur mashtrimi po bëhej i dukshëm, u tërhoqën ashtu siç tërhiqen gjithmonë njerëzit e ligj. Inicuesi dhe krijuesi i Gjykatës Speciale, tani hedhë përgjegjësinë tek deputetët, duke treguar pafytyrësinë e tij të pashembullt, pasi që fillimisht mashtroi veteranët! Ai që inicoi dhe themeloi Gjykatën Speciale dhe shumë marrëveshje të tjera të dëmshme për Kosovën po përpiqet të vazhdojë ta mashtrojë opinionin përmes deklaratave të fundit, të cilat kanë për qëllim vetëm shfajësimin e vetës së tij duke u thirrur në “ruajtjen e partneritetit strategjik me ndërkombëtarët”, ka shkruar mes tjerash deputeti, Haxhi Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Sllavko Simiq zbulon bisedat dhe marrëveshjet e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin në vitin 2022
Ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka sjellë në qendër të vëmendjes rikthimin e diskutimeve …