Haxhiu:Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk janë përgjigjur për zbatimin e ligjit

Haxhiu: Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk janë përgjigjur për zbatimin e ligjit

Në dëgjimin publik të organizuar nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu theksoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk janë përgjigjur për zbatimin e ligjit. Haxhiu tha se nga monitorimi i zbatimit të ligjit, të gjeturat janë: Mos informimi lidhur me kufizimin e zyrtarëve të lartë në ushtrimin e veprimtarive tjera krahas funksionit publik, mosshfrytëzimi i sanksioneve për shkelësit e ligjit, mungesa e rregullave të veçanta brenda çdo institucioni për parandalim të konfliktit të interesit, si dhe institucionet publike nuk dorëzojnë raporte vjetore te AKK-së, dhe të njëjtat nuk sanksionohen. Ajo ka përmendur edhe disa rekomandime. Deputeti Hajdar Beqa, theksoi se ligji ka hyrë në fuqi në procedurë të shpejt, andaj për këtë është organizuar ky dëgjim publik që Ligji të jetë sa më i zbatueshëm nga institucionet e përkatëse. Prokurori Besim Kelmendi, është pajtuar me të gjitha të gjeturat, por tha se nuk ka parë një rekomandim të Kuvendit për harmonizim të ligjeve që gjatë orarit të punës zyrtarët të mos kompensohen për punën dytësore. Sipas tij, harmonizimi i ligjeve duhet të ndodhë për parandalimin e konfliktit të interesit./KosovaPress/

 

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …