Brickos

Heger Eduard: BE duhet që të punojë me Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor për t’i anëtarësuar në Union

Heger Eduard: BE duhet që të punojë me Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor për t’i anëtarësuar në Union

Në panelin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku po merr pjesë edhe kryeministri i Sllovakisë, Heger Eduard, ka kërkuar nga vendeve të Bashkimit Europian që të punojnë me Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor për t’i anëtarësuar në Union. Ai tha se BE-ja duhet të ketë “rregulla të standardizuara në mënyrë që ata të mund të anëtarësohen në BE”. Megjithatë, Sllovakia është njëra prej pesë shteteve të BE-së që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës. “Ukraina, vitet e fundit, ka thelluar lidhjet e saj ekonomike dhe politike me BE-në dhe Kievi ka shprehur dëshirën për t’u anëtarësuar. Vendet  në Ballkanin Perëndimor kanë kërkuar gjithashtu anëtarësim për disa vite, është shprehur para të pranishmëve në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, kryeministri i Sllovakisë, Heger Eduard.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, vizitoi ish-kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, në burgun e Hagës të Gjykatës Speciale

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani ka kryer një vizitë në Gjykatën Speciale në …