leoni

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica në krye të një delegacioni ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë

Deputeti i PDK-së dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian,  Elmi Reçica së bashku me kolegë të tjerë ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Ai me bashkëpunëtorë kanë takuar deputetët shqiptarë, me ç’rast kanë diskutuar për proceset integruese ndërmjet dy vendeve si dhe forcimin e marrëdhënieve ndërparlamentare. “Kërkuam angazhim më të fuqishëm të Shqipërisë për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian të cilat ende nuk na njohin. Kërkuam mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Diskutuam për agjendën Evropiane të Kosovës, për hapat e nevojshëm që Kosova duhet ndjekë për anëtarësim në NATO, si dhe për koordinim dhe krijim të një trupe të përbashkët ndërmjet dy parlamenteve.”, ka thënë Reçica. Në vazhdën e këtyre takimeve, Reçica ka njoftuar se kanë diskutuar edhe me zëvendëskryetaren e Kuvendit të Shqipërisë znj. Ermonela Felaj, me znj. Jonida Tabaku, Kryetare e Komisionit për Integrim Evropian dhe me anëtarët e këtij komisioni, si dhe me znj. Mimi Kodheli kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe me anëtarët tjerë të komisionit. Parlamenti i Shqipërisë është mbështetës i fuqishëm i Kosovës,  ka nënvizuar me këtë rast, Elmi Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …