Heiko Maas: Kosova dhe Serbia nëse duan perspektivë evropiane, duhet të gjejnë një zgjidhje politike

Heiko Maas: Kosova e Serbia nëse duan BE-në, duhet të gjejnë një zgjidhje politike

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka thënë se për vendet e Ballkanit Perëndimor që duan perspektivë evropiane, duhet të gjendet zgjidhje politike. Sipas tij veçanërisht në konfliktin Kosovë-Serbi,  zgjidhja duhet të gjendet bashkë me BE-në. “Vendet e Ballkanit Perëndimor duan të gjitha një perspektivë europiane. Maas ka theksuar se duan të japin kontribut që të ketë një zgjidhje politike në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në konfliktin mes Kosovës e Serbisë, por nuk ka treguar si do të arrihej marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, përderisa BE-ja, por edhe Gjermania mbështesin politikat antishqiptare të Beogradit zyrtar. Kanë kaluar sa e sa vite dhe BE-ja, ku Gjermani ka rolin dominues, nuk e trajton Kosovën shtet të pavarur, por pret që ajo më në fund të lodhet dhe t’ i rikthehet Serbisë. Mbase për këtë shkak Kosova mbahet në geto, ndërsa Serbisë që moti iu kanë liberalizuar vizat dhe pritet të anëtarësohet në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …