leoni

Heinz C. Strache ka deklaruar në Beograd se problemi i Kosovës nuk është zgjidhur në mënyrë afatgjate

Heinz C. Strache ka deklaruar në Beograd se problemi i Kosovës nuk është zgjidhur në mënyrë afatgjate

Pavarësisht qëndrimit zyrtar të Austrisë, lidhur me pavarësinë e Kosovës, dhe njohjen që e ka bërë Vjena zyrtare ndër shtetet e para,  zëvendës-kancelari austriak ( Hajnc Kristian Strahe) Heinz Christian Strache sot në Beograd ka deklaruar se problemi i Kosovës nuk është zgjidhur në mënyrë afatgjate dhe është e nevojshme që Beogradi e Prishtina të gjejnë kompromis me të cilin do të respektoheshin edhe nevojat e serbëve. Asgjë nuk mund të funksionojë njëanshëm, citohet të ketë thënë ai gjatë konferencës me shefin e diplomacisë serbe Ivica Daçiq.  Qeveria austriake e ka njohur pavarësinë e Kosovës por është fakt se Serbia e sheh Kosovën si pjesë të veten, duke u mbështetur  edhe në Rezolutën 1244. Unë si zëvendës-kancelar i Austrisë nuk përzihem në këtë çështje, porse e mirëkuptoj palën serbe.  Ministri serb, Daçiq ka thënë se Serbia falënderon Strahen për këtë qëndrim dhe ka nënvizuar se nëse çështja a Kosovës është zgjidhur, atëherë pse edhe pas 10 vjetësh është në rend të ditës në bisedimet në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …