Brickos

Help Kosovo mbajti sesionin e dytë informues në Komunën e Skenderajt

Help mbajti edhe sesionin e dytë informues në Komunën e Skenderajt në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor”. Ky projekt financohet nga Qeveria Gjermane dhe Komuna e Skenderajt ndërsa zbatohet nga organizata Help Kosovo. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e komunës së Skenderajt, kurse format për aplikim mund të merren gjatë takimeve informuese në komunën tuaj, në zyrën e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik Ndërmarrësi Inovacion dhe Turizëm, apo të shkarkohen nëpërmjet ueb faqes në linkun: www.help-kosovo.org.

Data e fundit për aplikim është 20 Mars 2020 e premte, ora 16:00, aplikimi fillon zyrtarisht pas mbajtjes së takimeve informuese. Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentet mbështetëse duhet të dorëzohen në kohë me postë në adresën: Help Kosovo, Fahu postar Nr: 23; 10.000 Prishtinë Republika e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …