Christopher Hill

Hill: Presidenti Putin po e përmend Kosovën për t’i legjitimuar veprimet e tij në rajonet e okupuara, në Ukrainë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kristofer Hill ka thënë se presidenti Rusisë, Vlladimir Putin nuk ka interesim për Kosovën por vetëm dëshiron që nëpërmjet saj t’i legjitimojë veprimet e tij në rajonet e okupuara në Ukrainë. “Ne besojmë se situata në Kosovë, që u qartësua 23 vjet më parë, nuk është në asnjë masë e ngjashme me agresionin e armatosur dhe pushtimin tokësor të Rusisë, sulmet e synuara ndaj ndërtesave të banimit ku jetojnë civilë, nuk shohim një analogji mes të synuara. Unë mendoj se Putini nuk shqetësohet fare për Kosovën, ai vetëm po përpiqet të legjitimojë disi atë që u bëri fqinjëve të tij”, ka deklaruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kristofer Hill. Gjatë intervistës së dhënë për televizionin serb, ai ka theksuar se rasti i Kosovës, kur NATO-ja bëri ndërhyrje humanitare 23 vite më parë, është krejt ndryshe.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …