Hisen Berisha: Lëvizja Vetëvendosje e ka kopjuar programin e PDK-së, sepse ajo nuk ka program të vetin

Hisen Berisha: Lëvizja Vetëvendosje e ka kopjuar programin e PDK-së, sepse ajo nuk ka program të vetin

Ish-kandidati i PDK-së për deputet, Hisen Berisha, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka kopjuar të gjitha kriteret e partisë që ai i takon. Berisha beson se partia e Kurtit nuk ka program të saj dhe se e njëjta ka kopjuar programin e PDK-së të vitit 2019, duke i bërë kauza të saj. “Në zgjedhjet e 2019-së ne kemi vendosur disa kritere të cilat i përjashtojnë nga listat zgjedhore dhe institucionet personat që kanë pasur precedent penal. Ndërsa tani partia që sot është në qeverisje të gjitha këto kritere tonat, si hetimin e privatizimit e shumë të tjera i mori dhe i bëri kauzë të veten në zgjedhje. Lëvizja Vetëvendosje e ka kopjuar programin e PDK-së, sepse ajo nuk ka pasur program”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Paga e 13-të do të paguhet në fillim të vitit 2027

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga e 13-të për punonjësit e sektorit …