Hoti e viziton kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz si dhe kullat e familjës Jashari të cilat janë në gjendje të mjerueshme

Hoti e viziton kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz si dhe kullat e familjës Jashari të cilat janë në gjendje të mjerueshme

Kabineti i zgjedhur qeveritar, në ditën e parë të punës, vizitoi kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz dhe bëri homazhe pranë varreve të familjes së komandantit legjendar. Aty u pritën nga Bekim Jashari i cili së pari i drejtoi ata pranë kullave te Jasharajve që vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme dhe çdo ditë e re përbën rrezik për shembje të tyre. Aty, kryeministri Avdullah Hoti premtoi se do të trajtojë me prioritet çështjen e rikrijimit të ekipit që do të ngarkohet me restaurimin e tyre. Prekazi, vendi ku dy dekada më parë u shënua historia për të cilën e kuptoi e gjitha bota, vazhdon të jetë pjesa më e vizituar në Kosovë nga shqiptarë dhe të huaj. Kullat e familjes Jashari vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme dhe rrezikojnë të shemben. Shteti i Kosovës ende nuk ka arritur të merret me to ani pse vendi i rezistencës së familjes Jashari vazhdon të vizitohet nga mijëra vendorë e të huaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …