Kryeministri Hoti

Hoti: Kosova dhe Shqipëria kanë hyrë në një fazë të re të bashkëpunimit ndërshtetëror me përcaktim të qartë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka folur për rëndësinë e marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen sot. Ai ka thënë se sot Kosova dhe Shqipëria kanë hyrë në një fazë të re të bashkëpunimit ndërshtetëror. Sipas tij, kjo tregon përcaktimin e qartë të dy qeverive për të zgjidhur shumë nga problemet që i preokupojnë qytetarët dhe bizneset. Hoti foli edhe për sfidat që Kosova ka pasur në politikën e jashtme. Ai tha se së fundmi raportet me partnerët ishin lënduar, dhe se rikuperimi i tyre ishte hapi i parë që duhet të ndërmerrte Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …