Avdullah Hoti: Albin Kurti duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e veriut

Hoti: Kosova qenka zhvilluar nga “regjimet e kaluara”

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar se nga të dhënat e Bankës Botërore mësohet se vendi është zhvilluar gjatë qeverisjeve të kaluara. Ai ka shkruar se këto të dhëna dëshmojnë se pavarësisht vështirësive me të cilat është përballur, Kosova është zhvilluar gjatë qeverisjeve paraprake dhe nuk është varfëruar. “Banka Botërore po thotë se: “Kosova ka përjetuar progres të qëndrueshëm ekonomik gjatë dekadës së fundit, me një rritje prej afro 50 përqind të të ardhurave për kokë banori dhe një ulje prej 35 për qind të shkallës së varfërisë”. Këtë të vërtetë tani po e pranojnë majtistët në pushtet. Pra, pavarësisht sfidave, Kosova qenka zhvilluar nga “regjimet e kaluara” e jo varfëruar, siç bëjnë propagandë mashtruesit. Mashtrimet e opinionit po marrin fund. E vërteta mbizotëron gjithmonë”, ka shkruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish-kryeministri Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të vonesës të deklarimit të pasurisë, KQZ-ja, Selim Pacollit, nuk ia certifikon kandidaturën për kryetar të Prishtinës

Selim Pacolli: Inati po e dëmton Kosovën më shumë se çdo krizë politike

Ish-deputeti Selim Pacolli ka reaguar përmes një postimi kritik dhe reflektues ndaj situatës politike të …