Zgjedhjet në Shqipëri po shoqërohet me disa probleme dhe incidente

Zgjedhjet në Shqipëri po shoqërohet me disa probleme dhe incidente. Nga të dhënat nga terreni mësohet se gjatë procesit të votimit elektronik, janë shfaqur disa pengesa që kanë pamundësuar votimin në këtë mënyrë. Një problem tjetër ka ndodhur në një qendër tjetër të votimit ku rënia e suvasë ka shkaktuar lëndimin e të pranishmëve në atë vendvotim dhe dërgimin e tyre për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, nga selitë e partive vijnë njoftime për incidente mes kandidatëve që garojnë në këto zgjedhje. Partia Demokratike ka njoftuar se një komisionar i saj në Durrës, është goditur me grushte. Ndërkohë, në qendrën e  votimit në Spitallë të Durrësit, kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Dritan Burgija, shtetasi Pjetër Pjetri dhe Ndec Pjetri, kanë goditur me grushte shtetasin Hekuran Markola, pjesë e këshillit bashkiak të Partisë Socialiste. Raste të tilla janë raportuar të kenë ndodhur edhe në qendra tjera të votimit, nëpër bashki të ndryshme por edhe reagimi i organeve të rendit nuk ka munguar. Një incident tjetër është raportuar të ketë ndodhur në qendrën e votimit në Shkollën “Neim Babameto: ku sekretari i Qendrës së Votimit është larguar së bashku me vulën duke ndërprerë procesin e votimit. Autoritetet e rendit kanë bërë thirrje për zbatimin e të gjitha masave të parapara për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në mënyrë rigoroze dhe sa më të shpejta.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …