Glauk Konjufca i ka reaguar edhe deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, lidhur me komunitetin horr, LGBT+

Konjufca: Serbia mbron kriminelët e saj, për ta fshehur të vërtetën e saj gjenocidale

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se përderisa Kosova nderon të rënët për liri, Serbia mbron kriminelët e saj, për ta fshehur të vërtetën e saj gjenocidale. “Kriminelët e rekrutuar nga burgjet serbe në grupin paramilitar “Çakallët”, si pjesë kyçe e aparatit ushtarak të regjimit serb dhe gjenocidit të kryer në Kosovë, në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me ushtrinë dhe policinë serbe vranë në mënyrë kriminale mbi 120 civilë të paarmatosur shqiptarë në fshtatin Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan. Këta martirë janë pjesë e gjithë atyre të rënëve që e paguan lirinë dhe pavarësinë me jetën dhe sakrificën e tyre. Nderimi ndaj tyre është njëkohësisht zotim për të mos reshtur përpjekjet e përparimit në çdo sferë, duke përqafuar aspiratën që e trashëgojmë prej tyre dhe në emër të sakrificës së tyre sublime” ka shkruar, kryekuvendari Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …