leoni

Faton Mehmetaj: Në Belle të Deçanit u mbajt promovimi i librit të studiuesit të mirënjohur z.Agron Dalipaj“Mitet origjina dhe gjuha e tyre”

Në Belle të Deçanit me 13.05.2023, në orën 19:30h, në Sallën e Konferencave në “Belle Resort” u mbajt promovimi i librit të studiuesit të mirënjohur z.Agron Dalipaj me titull: “Mitet origjina dhe gjuha e tyre”, në dy gjuhe; shqip dhe anglisht (MYTHS origin and their language). Në sallë ishin te pranishëm mysafir nga Rozhaja, Tirana, Durrësi, Firi, Pogradeci, Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova e Deçani me rrethinë. Për librin “Mitet origjina dhe gjuha e tyre” fjalën përshëndetëse e mbajti Faton B.Mehmetaj, kurse autori z.Agron Dalipaj foli rreth përmbajtjes së librit. Rreth librit pati edhe pyetje të shumta nga të pranishmit që ngjallën edhe një debat mjaft konstruktiv dhe të dobieshem që rrallë herë ndodhë në promovimin e librave. Teksti i fjalës përshëndetëse nga Faton B.Mehmeta në promovim e librit z.Agron Dalipaj “Mitet origjina dhe gjuha e tyre”. Në radhë të parë ne sot ndjehemi të privilegjuar që ju kemi në mesin tonë z.Agron Dalipaj, dhe poashtu e kemi nderin dhe kënaqësinë që e ke zgjedhur pikërisht këtë vend për ta promovuar librin tuaj të çmuar “Mitet origjina dhe gjuha e tyre”, këtu në Belle të Deçanit, në këtë vend që është pjesë e miteve dhe legjendave por që është edhe trualli i hershëm i Manastirit arbror të Deçanit. I nderuari autor i librit z.Agron Dalipaj, Belleja të ka pritur qe shumë kohë që ta promovosh këtë libër, për mitet në këtë vend mitik që u përballoi stuhive të kohës dhe mbeti pjesë e çmuar e historisë sonë kombëtare. Studimet në këtë nivel siç është rasti me Agron Dalipajn dhe librin e tij “Mitet, origjina dhe gjuha e tyre”, të harruara e të humbura në mugëtirën e kohës, i ktheu në identitet dhe i bëri të njohura për studiuesit dhe lexuesit shqiptarë dhe të huaj. Është e ditur se nuk ka pupull pa mitologji, prandaj të merresh me problemet e miteve dhe të mitologjis të botës antike, sidomos të asaj greke dhe romake, do të thot të njohësh mendimin poetik dhe filozofik të krijuesëve intelektual të kësaj bote. Kjo e bënë autorin krejtësisht të veçantë prej studiuesve tjerë në rrafshin e studimeve dhe hulumtimeve që ndjek ai për të kaluarën tonë historike. Në librin e tij “Mitet, origjina dhe gjuha e tyre” z.Dalipaj nxjerrë nocionet etnike, duke na i bërë të ditura burimet e lashta në lidhje me botën e lashtë të Ballkanit ku dominonin Ilirët pra shqiptarët. Këtyre të dhënave autori u dha identitet e saktësi historike, por edhe hapi mjaftë diskutime përmbajtësore mbi forcimin e ideve të një refleksoni të gjatë, rreth dilemave të së kaluarës sonë. Studimet e Agron Dalipajt, Aref Matit, Elena Kocaqit, Marin Memajt, e disa të tjerëve që po punojnë ditë e natë për ti zbardhur e faktuar të vërtetat historike të popullit tonë, të fshehura në periudha dhe momente të caktuara historike, i dhanë dimension të ri një pjese të historisë sonë rreth të cilës ishin krijuar dilema të qëllimta nga qarqet e caktuara intelektuale të cilët në mënyrë sistematike e gllabëruan atë pjesë të historisë vetëm për ta pervetësuar. E disa prej studiuesëve tanë me ndikim në periudha të ndryshme (atëher e sot) rreth këtyre dilemave silleshin sipas proverbit të Aristofanit i cili thoshte: “Edhe sikur të më bindësh, s’do më bindësh”. Këto të vërteta u përmenden edhe më herët në veprat e historianëve antikë si: Hesiodi, Theokriti, Herodoti, Ksenofoni, Aristofani, Eskili, Euripidi, Pindari, Platoni, Aristoteli, Polibi, Straboni, Tit Livi, Plutarku, Virgjili e qindra të tjerë, por këto të vërteta u heshtën, dhe u lanë pasdore si të pavlefshme duke u krijuar terren të përshtatshëm gllabëruesëve dhe përvetësuesëve që u mungonte kjo pjesë e historisë. Nga këta studiues dhe të gjithë historianët e antikitetit mësuam se vendi ku banojnë shqiptarët quhej në atë kohë Iliria dhe Epiri, dhe se banorët e tyre ishin ilirët dhe epirotët. Këto të vërteta u vërtetuan edhe nga zbulimet e shumta arkeologjike. Kurse toponimet që gjenden të shkruara në këto libra tregojnë emrin dhe gjuhën që flisnin ata popuj, e që një pjesë e madhe prej tyre janë të gurrës shqipe. Këtu, sa për ilustrim të saktësisë në shkrimet e vjetra, po e përmendi vetëm një varg të Iliadës së Homerit të madh, e që me shkrime të tilla është e mbushur e gjithë historia e antikitetit. “O mbret Zeus Dodonas Pellazgjik…Kujdestari i Dodonës dimërmadhe..”, e përmenda këtë varg, sepse për Homerin, Zeusi është pellazgë dhe dodonas, e Dodona në Epir ishte kryeqytet, kulti i Pellazgëve. E them me bindje të plotë se veprimtaria krijuese e z.Agron Dalipajt, është njëra nga shtyllat vertebrale të vërtetës sonë historike që u kundërshtua në mënyrë sistematike nga armiqtë e vjetër të popullit tonë. Puna që po bëni ju në zbardhjen e të vërtetës është një minierë me diamant, sikurse është edhe libri i juaj i radhës “Mitet, origjina dhe gjuha e tyre”, në dy gjuhë; shqip dhe anglisht, një libër me vlera të jashtëzakonshme që e ngriti lartë vetëdijen shkencore mbi origjinën e miteve dhe historinë tonë të lashtë. Studimet në këtë rrafsh të z.Agron Dalipajt dhe vijimsia e këtyre hulumtimeve nga studiues tjerë si Agroni, bënë që të rikthehet vëmendja kah e vërteta dhe të njihet e drejta e pakontestueshme rreth lashtësisë së popullit tonë, sepse faktet historike janë kokë forta dhe nuk tjetersohen lehtë. Tezat e ngritura mbi mitet në librin e studiuesit të vyer Agron Dalipaj ngjallën debate të forta në çarçet e ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit, duke krijuar orjentime të duhura tek studiuesit e ndryshëm për të vërteten e historisë sonë të lashtë të mbuluar nga bloza e harresës. Libri i studiuesit dhe hulumtuesit të njohur shqiptar z.Agron Dalipaj, “Mitet, origjina dhe gjuha e tyre”, është një libër i rrallë me vlera të mëdha që i befason lexuesit për të mirë, sepse autori i hapë si me shkop magjik misteret e kohëve shumë të lashta. Me këtë rast, autorit i dëshirojmë shëndet e punë të mbarë në librat e radhës.

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …