leoni

Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës mbahet me 3 korrik

PDK ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasje të egër ndaj sektorit privat

Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se Qeveria Kurti ka qasje të egër ndaj sektorit privat dhe për këtë shkak nuk ka investime të huaja. Koordinatori i Financave në PDK, Arben Mustafa ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka dështuar t’i mbajë premtimet karshi sektorit privat. Gjatë intervistës për Kosovapres, Arben Mustafa ka shtuar më tutje se Kosova ka nevojë për rritje të kapaciteteve për investime të huaja. “ E kemi një situatë ku sektori privat nuk duket se është ndër prioritetet kryesore të kësaj qeverie… Rreth 70 për qind e investimeve të huaja direkte që vijnë në Kosovë, janë investime në patundshmëri dhe nuk kemi ndonjë rrjedh të rëndësishme te investimeve të huaja në sektorët prodhues, të cilët mund të jenë më të rëndësishëm për të gjeneruar vende pune dhe zhvillim ekonomik… Kjo qeveri e ka lënë vendin pa një ligj për investime strategjike  dhe ajo që është shumë shqetësuese është trajtimi që i ka bërë të interesuarve për të fituar statusin e investitorit strategjik” ka deklaruar mes tjerash, koordinatori i Financave në PDK, Arben Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …