leoni

Hoti: Qeveria e Kosovës do ta mbështesë Telekomin, këtë ndërmarrje me interes strategjik për vendin

Avdullah Hoti thotë se zhvendosja e Presidencës në zyrat e MKRS-së nënkupton rritje të shpenzimeve qeveritare

Avdullah Hoti nga LDK thotë se zhvendosja e Presidencës në zyrat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Bujqësisë, pa u bërë zgjidhje për vendosjen e qindra punëtorëve të këtyre dy ministrive në një objekt publik ku nuk paguhet qira, nënkupton rritje të shpenzimeve qeveritare për qira. Ai thekson se është e natyrshme që Presidenca të jetë e vendosur në një objekt më reprezentativ dhe më të përshtatshëm, siç është objekti i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Bujqësisë. “Por, kjo duhet të ndodhë krahas ndërtimit të objektit ose gjetjes të zgjidhjes për akomodim të dy ministrive. Përndryshe, do të rriten shpenzimet për qira për qindra mijëra euro në vit, të cilat edhe tash janë të larta. Nuk mund të rritet komoditeti i zyrtarëve publik në kurriz të shpenzimeve publike, me gjithë respektin për institucionin më të lartë të shtetit që është Presidenca”, shkruan Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …