Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar ditën e Pavarësisë së Amerikës

Hovenier, demanton Kurtin: Çfarëdo sugjerimi se gjërat midis Kosovës dhe Amerikës janë në rregull, nuk është aspak i vërtetë

Diplomatët amerikanë po u bëjnë me dije qytetarëve të Kosovës që të mos mashtrohen nga deklaratat e udhëheqësve të tyre se marrëdhëniet me Amerikën  gjoja nuk qenkan  lëkundur, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në vendin tonë e më gjerë. Sipas tyre, ata po e thonë hapur, pa gjuhë diplomatike, se ky partneritet është lëkundur seriozisht. Ditë më herët, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se çfarëdo sugjerimi se gjërat midis Kosovës dhe SHBA-së janë në rregull, “nuk është aspak i vërtetë”. Ai e bëri këtë reagim, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këmbënguli të kundërtën, edhe pse ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, tha më 13 shkurt se vendimi i Kosovës për dinarin serb i ka vënë në pikëpyetje marrëdhëniet Kosovë-Amerikë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …