Brickos

Enver Hoxhaj

Hoxhaj: Nuk jam kandidat për kryetar, vendimi im në të mirë të PDK-së dhe në mbështetje të lidershipit të ri

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka folur për procesin përgatitor të Konventës, nevojën e hapjes  së partisë dhe mbështetjen që do t’i jep ai lidershipit të ri të dal nga ky proces. Hoxhaj ka falendëruar të gjitha strukturat partiake për mbështetjen duke thënë se ishte pjesë e fitoreve madhështore të PDK-së, por pati edhe fatin që ta udhëheq në momentet më kritike të ekzistencës së saj.

“E kam marrë udhëheqjen e përkohshme të PDK-së në një moment të vështirë si për vendin tonë, ashtu edhe për vet PDK-në. Qëllimi im ka qenë që PDK-ja të bëhet gati për tu përballur me sfidat që sjell qeverisja autoritare dhe izolacioniste e Albin Kurtit.Partia Demokratike e Kosovës e ka trashëgiminë nga lufta çlirimtare, pavarësimi i vendit dhe shtet-ndërtimi. Këto shtylla të PDK-së e vendosin partinë tonë si bartëse të betejës politike ndaj Kurtit dhe Vetëvendosjes – të cilët nuk e kanë asnjë trashëgimi në rrugëtimin e Kosovës. Përkundrazi kanë qenë pengesë dhe bllokuese të vendit” ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, ai ka shtuar se beson që PDK-ja ka nevojë të hapet si parti, të reflektoj për ndryshimet në vend dhe të udhëheq betejën për demaskimin dhe largimin e Albin Kurtit nga pushteti.

 

“Sot ne kemi njërën prej qeverive më të rrezikshme në vend. Qeveri e cila ka synim ta kthej mbrapshtë çdo të arritur të këtij vendi, ta izoloj shtetin tonë dhe të vendos një sundim autoritar. Prandaj nuk duhet të heshtim. PDK-ja duhet t’i mbroj arrijtjet e këtij vendi që janë arritje edhe të qytetarëve të Kosovës.  Nga e shtuna, PDK-ja e hap një kapitull të ri. Ky kapitull duhet të shënoj rikthimin e PDK-së dhe trasoj vizionin për të ardhmen e partisë dhe të vendit. Krejt përvojën, dijen dhe përkushtimin do t’ia dedikoj forcimit, konsolidimit dhe rikthimit të PDK-së si parti fituese. PDK-ja është partia më reformatore në Kosovë. Gjithmonë ka ditur ta gjej rrugën përpara, të ripërtërihet me njerëz dhe kapacitete të reja” ka thënë ai.

 Në fund ai ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat për kryetar të PDK-së dhe vendimi është në të mirë të PDK-së.

Me PDK-në kam rrugëtuar në momentet më të mira të saj, në fitoret madhështore. Por ishte edhe fati im që ta udhëheq në momentet më kritike të ekzistencës së saj.   Që nga këto zgjedhje e deri më sot kam punuar me energjitë e fundit; kam punuar me shpirt për PDK-në, për Hashim Thaçin, për Kadri Veselin, për elektoratin e PDK-së.  Një Kosovë më e mirë është ambicia ime e përhershme. Unë nuk jam kandidat për kryetar të partisë. Nuk është ikje nga gara, as nga përgjegjësia, as nga puna dhe përkushtimi. Vendimi im sot është në vijë me vendimet e mija që gjithmonë i kam marrë në PDK. Ky vendim është në të mirë të PDK-së” ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …