Enver Hoxhaj

Hoxhaj: Taksa do të mbetet në fuqi deri sa nuk pushojnë arsyet që e kanë detyruar Kosovën për ta vendosur atë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj për mediat boshnjake ka folur për taksën që Kosova ka vënë ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, si dhe motivet në lidhje me këtë masë. Hoxhaj tha se motivet për vënien e taksës kanë qenë më shumë të politikës së jashtme sesa ekonomike. Ai tha se taksa do të mbetet në fuqi deri sa nuk pushojnë arsyet që e kanë detyruar Kosovën të marrë vendim të tillë. Hoxhaj theksoi se BE-ja dhe shtetet anëtare të saj nuk e kanë ushtruar ndikimin e tyre në raport me Serbinë për ta penguar një fushatë të tillë, gjë që janë të obliguar ta bëjnë nga Marrëveshja për Stabilizim Asociim, sipas së cilës BE-ja duhet ta ndihmojë Kosovën për t’u bërë pjesë e institucioneve demokratike ndërkombëtare. Tha se kjo është mjaft shqetësuese për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …