Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: Vendimi për mosekzekutimin e pagave për grevistët nuk është legjitim

Ish-ministrja e Financave dhe Arsimit, Hykmete Bajrami, ka thënë se vendimi për mosekzekutimin e pagave për grevistët nuk është legjitim. Duke mos i ekzekutuar pagat, qeveria po i godet mijëra familje, qytetarë të këtij vendi, të cilët janë duke u përballur me çmimet më të larta që nga viti 1999. Ju bëj thirrjeve juristëve të këtij vendi, sidomos atyre që janë të afërt me qeverinë, që t’i tregojnë kryeministrit, ministrit të Financave edhe ministres së Drejtësisë se: Në bazë të parimit të ligjshmërisë, askujt nuk mund t’i cenohet një e drejtë bazuar në një ligj, i cili është i paqartë. Ky veprim as nuk është ligjor e as legjitim. Duke mos i ekzekutuar pagat, qeveria po i godet me mijëra familje, qytetarë të këtij vendi, të cilët po përballën me çmimet më të larta që nga viti 1999.  Mos harroni se ka familje që sot i keni lënë pa bukë dhe ata deri sot kanë menduar që megjithatë kanë një qeveri. Goditja e dytë është goditja që po i bëni sistemit të drejtësisë. Rreth 25 mijë punëtorë të arsimit dhe mijëra të tjerë të administratës do të ju drejtohen gjykatave dhe kështu ju do të krijoni kaos në sistemin e drejtësisë.  Premtimet e juaja për punësim dhe drejtësi janë kthyer në varfëri dhe kaos, ka shkruar Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …