Hyseni: 10 vjet pas vendimit të GJND-së pro pavarësisë së Kosovës, Serbia bënë përpjekje që ora të kthehet mbrapa

Hyseni: 10 vjet pas vendimit të GJND-së pro pavarësisë së Kosovës, Serbia bënë përpjekje që ora të kthehet mbrapa

Për 10-vjetorin e fitores së Kosovës në GJND, ka shkruar edhe Skender Hyseni, që ishte pjesë e delegacionit të Kosovës atje, ndërsa tani është zgjedhur koordinator shtetëror për dialogun. Ai ka thënë se Serbia po tenton që ta kthejë orën pas, dhe të diskutojë për statusin e Kosovës. Mirëpo, siç është shprehur Hyseni, kjo nuk do të ndodhë, dhe nuk guxon asnjëherë të ndodhë. “Dhjetë vjet pas, nga Serbia, dhe jo vetëm ajo, bëhen përpjekje që ora të kthehet mbrapa, duke bërë thirrje absurde që të bisedohet për statusin e Kosovës. Kjo nuk bën të ndodhë, nuk duhet të ndodh, nuk guxon të ndodh dhe NUK DO TË NDODHË!”, tha ai. “Ndjehem krenar që e kam koordinuar gjithë procesin dhe e kam përfaqësuar Republikën e Kosovës pranë GJND-së. Me kë rast edhe një herë dua të falënderoj ekipin e juristëve të udhëhequr nga Sir Michael Wood dhe bashkëpunëtorët e mi për punën e madhe”, ka shtuar Hyseni.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …